Evidenca e orarit të punës me kartela RFID

Koha e punës — me dëshmi, jo sipas kujtesës.

WorkingTime i lidh lexuesit RFID me punonjësit dhe ndërrimet tuaja. Çdo kalim është regjistrim që mund të verifikohet — ditë pas dite, për çdo punonjës.

  • Gati për lexuesit Hikvision
  • Kalimet e parregullta i shënon vetë
  • Në maqedonisht dhe shqip
Paneli: kush është brenda tani, kush nuk ka regjistrim sot, kush ka kalime të parregullta këtë muaj dhe a janë pajisjet të lidhura. (hap të zmadhuar)

Evidenca

Si është punuar në të vërtetë

Pa tabela dhe pa rishkrim. Emrat dhe të dhënat në foto janë të trilluara.

01

Të gjithë punonjësit, një ditë

Kush erdhi, kur doli për pauzë dhe a është dita në rregull. Pa korrigjime — pikërisht si e kanë kaluar kartelën.

Evidenca për një ditë: çdo punonjës me vijë kohore dhe kalimet me radhë. (hap të zmadhuar)
02

Një punonjës, i gjithë muaji

Dalja e harruar, kalimi i dyfishtë ose dalja pa hyrje shënohen vetë. Nga paneli me një klik arrini te muaji i punonjësit.

Muaji i një punonjësi, ditë pas dite, me një ditë të shënuar pa regjistrim daljeje. (hap të zmadhuar)

Pajisjet

A do të punojë me lexuesin tim?

Nëse keni lexues Hikvision — po. Për pajisje të tjera kontrollojmë përputhshmërinë para se të fillojmë.

  • Gati për Hikvision Aplikacioni tashmë punon me lexuesit ekzistues Hikvision për kontroll qasjeje. Nëse keni të tillë, e lidhim — nuk ju duhet pajisje e re. Mbështetja për Dahua është në zhvillim. Hikvision · gatiDahua · në zhvillim
  • Punon edhe kur bie interneti Lexuesi i ruan kalimet dhe i dërgon kur lidhja kthehet. Asgjë nuk humbet.
  • Disa hyrje, një evidencë Hyrja kryesore, magazina, zyrat — çdo pajisje ka rolin e vet, kurse gjendja e secilës shihet në panel.
  • E vendosim ne Pajisjen, kartelat e punonjësve dhe ndërrimet. Ju vetëm hapni panelin.

Kontakti

Le të bisedojmë.

Na tregoni sa punonjës dhe ndërrime keni — do t'ju dërgojmë ofertë. Çmimi varet nga numri i punonjësve dhe pajisjeve.

Po ngarkohet verifikimi i sigurisë…

Me dërgimin e formularit pranoni që të dhënat të përdoren vetëm për t'iu përgjigjur mesazhit tuaj. Cloudflare Turnstile përpunon të dhëna sigurie për mbrojtje nga spami. Politika e privatësisë e Cloudflare.